MENU
klinika

Abuzuan me tenderat publik për të afërmin e Lefter Allës

Zbardhen dënimet e 9-të ish-zyrtarëve të bashkisë Bulqizë

28.12.2023 - 13:14

GJKKO mori sot vendimin për ish-kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Alla i cili është dënuar me 3 vite burg për abuzimin me shpërdorim detyre, ku i afërmi i tij përfitoi tenderin me vlerë 3 mln euro.

Zbardhen edhe dënimet për 9 zyrtarët e tjerë, si edhe punonjësit e firmave private që përfituan tenderin.

Të dënuarit:
1 vit e 8 muaj burg Enkelejda Lleshit, lirohet me kusht

Nga 14 muaj burg Rubin Kolës, Arsen Gjokës e Kujtim Zogut, lirohen me kusht

Leonard Daci dënohet me 1 vit e 2 muaj burg, lirohet me kusht

Erion Isaku dënohet me 2 vite burg

Rasim Daci dënohet me 1 vit e 8 muaj burg

1 vit e 4 muaj burg Aqif Koneshën, i afërmi i Lefter Allës

Dënohet me 1 vit burg, Dali Gazidedja, lirohet me kusht

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sa vite burg do të vuajë Lefter Alla

GJKKO dënon ish-kryebashkiakun socialist