Një sherr mes dy personave ka degjeneruar në plagosje me armë zjarri.
Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes të së premtes në fshatin Mali i Bardhë të Kurbinit.
30 vjeçari Admir Lika ka qëlluar me armë zjarri duke plagosur bashkëfshatarin e tij, 33 vjeçarin Fatjon Lika.
Autori është futur futur në lokal të fshatit, duke qëlluar me pistoletë 33 vjeçarin.
Autori i kësaj ngjarje është shpallur në kërkim. Bashkë me të janë shpallur në kërkim edhe dy shokë të tij, të dyshuar si të përfshirë në konflikt.
“Shërbimet e Policisë Kurbin, të DVP Lezhë dhe Forcat Kombëtare të Sigurisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit dhe të dy shtetasve të tjerë E. L dhe P. L., të përfshirë në konflikt”, njoftoi policia.
Deri më tani nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e plota të kësaj ngjarje. Ajo që bëhet e ditur është se mes autorit dhe të plagosurit ka pasur një konflikt të nisur më parë.