MENU
klinika

(Emri)/ Metoda që përdori

Si bosi shqiptar i krimit mundi në gjykatë Ministrinë e Brendshme angleze

01.01.2024 - 17:39

Një shqiptar i burgosur për pastrim parash ka mundur në gjykatë Ministrinë e Brendshme angleze

Sipas Daily Telegraph, Home Office kërkoi t’i hiqte shtetësinë britanike Gjelosh Kolicajt, 42 vjeç, me dy shtetësi dhe ta deportonte, pasi u burgos me 6 vite për akuzën e pastrimit të parave.

Ai akuzohet se fitoi 8 milion paund me pastrimin e parave nga Britania e Madhe që i sillte me avion duke përdorur pasaportën e tij britanike.

Ai u përshkrua nga Agjencia Kombëtare e Krimit se kishte një rol të rëndësishëm në një grup të krimit të organizuar në Britani dhe ishte person me rrezikshmëri të lartë. Por gjyqtarët e imigracionit, pranuan ankesën e tij kundër heqjes së shtetësisë dhe dëbimit të tij me arsyetimin se Home Office nuk mori parasysh të drejtat e tij të njeriut dhe pretendimet e tjera në vendimin e tyre.

Kolicaj fitoi shtetësinë e dyfishtë MB-Shqiptare në vitin 2009 pasi hyri në Britani dhe u martua me një grua britanike. Ai u divorcua nga ajo dhe u martua me një shqiptare në vitin 2013 me të cilën ka dy fëmijë. Të dy janë shtetas britanikë pasi kanë lindur në Britani. Gruaja e tij e re, një shtetase shqiptare, po kërkon leje të për të qëndruar në Britani.

Vendimi i gjykatës ka ngjallur reagime. “Kjo tregon pse ne kemi nevojë për reforma urgjente të sistemit të azilit dhe ligjeve të të drejtave të njeriut për të lejuar dëbimin e shpejtë dhe efektiv të kriminelëve të rrezikshëm,” tha një deputet i lartë i konservatorëve.

Katedralja 860-vjeçare përfshi nga flakët, 5 vite më parë

Rihapet ‘Notre Dame’ pas restaurimit!

Shënimi i 80 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë

Kryeministri Rama homazhe në Varrezat e Dëshmorëve

Dyshimet se pas vrasjes fshihet një grup i strukturuar kriminal

Atentati mafioz ndaj djalit të ish-gjyqtarit, dosja i kalon SPAK!