MENU
klinika

Jetoi dy luftëra botërore dhe dy pandemi

Ndahet nga jeta njeriu më i vjetër në Europë

01.01.2024 - 21:47

Ka ndërruar jetë burri më i vjetër në Europë. Mediat italiane shkruajnë se Tripoli Giannini i quajtur ndryshe “Tripolino” është ndarë nga jeta në moshën 111-vjeçare, në banesën e tij pranë Livornos, Toscana në natën e Vitit të Ri.

Ai ishte personi i dytë më i vjetër në Europë pas francezit Andre Ludëig.

Giannini lindi në vitin 1912 dhe jetoi dy luftëra botërore dhe dy pandemi. Gjatë festimeve të tij të 111-vjetorit gushtin e kaluar, ai tha se sekretet e jetëgjatësisë së tij ishin vaktet e lehta, gjithmonë të shoqëruara me verë , pa stres, mos pirja e duhanit dhe duke e vlerësuar çdo ditë si një dhuratë.

Katedralja 860-vjeçare përfshi nga flakët, 5 vite më parë

Rihapet ‘Notre Dame’ pas restaurimit!

Shënimi i 80 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë

Kryeministri Rama homazhe në Varrezat e Dëshmorëve

Dyshimet se pas vrasjes fshihet një grup i strukturuar kriminal

Atentati mafioz ndaj djalit të ish-gjyqtarit, dosja i kalon SPAK!