MENU
klinika

Nuk është paraqitur në Kuvend prej më shumë se 6 muajsh

Kush pritet të marrë mandatin e Arben Ahmetajt

03.01.2024 - 17:01

Seanca e 6 korrikut ishte e fundit kur Arben Ahmetaj u paraqit në Kuvend, dhe sipas përcaktimeve kushtetuese kjo e shtunë, 6 janar është dita e fundit që Ahmetaj mund të gëzojë mandatin e deputetit, pasi pritet shpallja e pavlefshmërisë së mandatit të tij.

Pas 6 Janarit, Kuvendi do të duhet të shpallë vakancën e krijuar nga humbja e mandatit të deputetit nga Arben Ahmetaj, i cili ndodhet në arrati, dhe të njoftojë zyrtarisht KQZ-në për plotësimin.

Kodi Zgjedhor përcakton se KQZ plotëson vakancën e krijuar me kandidatin e radhës në listën shumë emërore të të njëjtin subjekt politik për të njëjtën zonë zgjedhore. Sipas renditjes së kandidatëve të PS-së për Qarkun Tiranë, mandatin e Ahmetaj do duhet ta marrë Dallëndyshe Bici, e cila nga vota preferenciale fitoi 4977 vota dhe u rendit e 21-ta në listën e kandidatëve të PS për Tiranën.

Në rast se Bici do të refuzojë marrjen e mandatit, atëherë KQZ do të duhet të njoftojë kandidatin e radhës, Plarent Ndreca.

Kujtojmë se më 14 korrik 2023, Kuvendi votoi dhënien e autorizimit për SPAK për arrestimin e deputetit Arben Ahmetaj pasi mbi të rëndonin akuzat për korrupsion në çështjen e incereratorëve.

Por SPAK, pasi mori autorizimin, nuk arriti të ndalonte deputetin Ahmetaj, i cili siç u bë publike ishte larguar nga Shqipëria.

Katedralja 860-vjeçare përfshi nga flakët, 5 vite më parë

Rihapet ‘Notre Dame’ pas restaurimit!

Shënimi i 80 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë

Kryeministri Rama homazhe në Varrezat e Dëshmorëve

Dyshimet se pas vrasjes fshihet një grup i strukturuar kriminal

Atentati mafioz ndaj djalit të ish-gjyqtarit, dosja i kalon SPAK!