MENU
klinika

Ja kush është

Një shqiptare betohet si kryetare bashkie në SHBA, e para grua që merr ketë detyrë

05.01.2024 - 13:58

Ambasada e Shqipërisë në SHBA ka njoftuar se një shqiptare është betuar si Kryetare e Bashkisë Fairview, në New Jersey.

Bëhet fjalë për Violeta Berishën. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ambasada thotë se ky është një moment historik për komunitetin shqiptar në SHBA.

“Dita e sotme shënon një moment historik për komunitetin Shqiptar në Amerikë. Violeta Berisha u betua si Kryetarja e Bashkisë e Fairview, New Jersey.

Borough of Fairview. Urime Violeta Berisha, e para grua dhe Kryebashkiake shqiptare që merr këtë detyrë. Mirënjohje dhe krenari për arritjet e saj dhe komunitetit. Suksese në rrugëtimin tuaj! Krenarë për arritjet e shqiptarëve kudo që janë.”, thuhet në reagimin e ambasadës.

Shënimi i 80 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë

Kryeministri Rama homazhe në Varrezat e Dëshmorëve

Dyshimet se pas vrasjes fshihet një grup i strukturuar kriminal

Atentati mafioz ndaj djalit të ish-gjyqtarit, dosja i kalon SPAK!

“Distancohem nga çdo bisedë e kolegut tim me Suel Çelën“

I doli emri në dosje, gazetari reagon nga SHBA