MENU
klinika

"Ja për çfarë ishte i pakënaqur kryeministri"

Mbledhja e qeverisë, gazetari zbardh detaje: Në tryezë, sondazhet ndaj qytetarëve për çdo ministri!

09.01.2024 - 23:29

Gazetari i Report Tv Elvis Hila gjatë një lidhje skype për “Repolitix” me gazetarin Denis Minga dha detaje mbi çështjet që janë diskutuar gjatë mbledhjes së qeverisë ditën e sotme në Shëngjin.

Ai tha se në tryezën e diskutimit ka pasur sondazhe të mendimit të qytetarëve lidhur me performancën e ministrive të ndryshme dhe theksoi se kryeministri Edi Rama u shfaq i pakënaqur sa i takon shërbimeve online që ofrohen nga administrata publike.

“Më i gjatë në fjalën e tij ka qenë Blendi Çuçi që ka kaluar në skaner veprimtarinë e deputetëve në vitin 2023, marrëdhëniet e tyre me elektoratin, qëndrimet e tyre në Kuvend ndërsa pjesa e dytë e takimit u përqendrua tek puna e qeverisë ku cdo ministri ka analizuar punën e saj.

Në tavolinë kanë qenë edhe sondazhet e publikut mbi cdo ministri. Sa i takon shërbimeve online, kryeministri u ka kërkuar ministrive përkatëse por edhe drejtorive një rritje të performancës sa i takon administratës në ofrimin e shërbimeve online. Mbledhja ka përfunduar rreth orës 19:00 për të nisur diën e nesërme.

Rama nuk është shprehur i kënaqur sa i takon punës së disa ministrive, sa i takon sidomos shërbimeve online ndaj ka kërkuar vëmendje në këtë drejtim. Në mënyrë që qytetarët të kenë sa më shumë akses tek shërbimet”- u shpreh gazetari ndër të tjera.

Katedralja 860-vjeçare përfshi nga flakët, 5 vite më parë

Rihapet ‘Notre Dame’ pas restaurimit!

Shënimi i 80 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë

Kryeministri Rama homazhe në Varrezat e Dëshmorëve

Dyshimet se pas vrasjes fshihet një grup i strukturuar kriminal

Atentati mafioz ndaj djalit të ish-gjyqtarit, dosja i kalon SPAK!