MENU
klinika

"Kam qenë në sy të publikut…"

U martua në fshehtësi, Rita Ora zbulon arsyen

10.01.2024 - 13:55

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora së fundmi ka rrëfyer arsyen se pse të dëshironte që ta mbante të fshehtë dhe private dasmën me regjisorin francez Taika Waititi.

Gjatë një interviste për “ES Magazine”, artistja tha se gjithmonë ka ndarë çdo gjë me publikun por këtë herë mendoi që është më mirë që dasmën ta mbajë sekret për pak kohë.

“Kam qenë në sy të publikut për një kohë tani dhe gjithmonë kam dhënë gjithçka ku jam pjesë për publikun. Ndjeva që duhet të kem diçka që ishte sekret për një kohë”- u shpreh Rita.

33-vjeçarja tregoi se të gjithë miqtë e saj ishin të shqetësuar se mund të kishin humbur ditën e saj të madhe, pasi ajo dhe Taika zgjodhën të kishin vetëm tetë të ftuar në ceremoninë e tyre intime.

“Shumë nga miqtë e mi ishin si, ‘Oh Zot, e kemi humbur dasmën tënde’. Unë u thashë se do të rregullonim diçka. Ndjeva qetësi sepse jeta ime nuk është qetë”, tha ajo.

Rita Ora dhe partneri i saj Taika Waititi një vit më parë kurorëzuan me martesë lidhjen e tyre disa vjeçare, përmes një ceremonie private në shtëpinë e tyre në Los Angeles.

Taika zbuloi se ishyte Rita ajo që i propozoi për të lidhur jetën bashkë me martesë.

“Ajo më propozoi mua, dhe unë thashë ‘po’ menjëherë”– tha ai.

Vajzat e showbizz, të cilat do të bëhen pjesë e shtëpisë së famshme

Emrat e rinj që përfliten si konkurrentë të “Big Brother VIP”!

Prapaskenat/ Skena xhelozie dhe sherre

Arsyet e ndarjes së Ilnisa Agollit e Meriton Mjekiqit!

“Më rrihnin të gjithë”

Mehdi Malkaj rrëfen historinë me babain