Arbër Hoxha është lojtari më i ri i Dinamos së Zagrebit në Kroaci. 25-vjeçari luan në krahun e majtë të sulmit, ndërsa ka luajtur për Kosovën në tre ndeshje miqësore.
Për medien kroate “germanijak”, Hoxha ka konfirmuar se ai është pajisur me pasaportën shqiptare dhe është gati për në Kombëtare, kjo pas kontakteve me FSHF-në.
“Po, Kosova nuk më ka ftuar asnjëherë. Shqipëria më ka thirrur dhe më ka dhënë pasaportën. Besoj se së shpejti do të luaj për Shqipërinë. Shpresoj se do të shkoj në Evropian dhe do të luaj ndaj Kroacisë”, ka thënë Hoxha për ‘germanijak’ në Kroaci.
Pjesë më herët e Prishtinës dhe Ballkanit, Hoxha shkëlqeu te Slaven Belupo në Kroaci dhe Dinamo e Zagrebit pagoi më shumë se 1.5 milionë euro për ta bërë të vetin. Tanimë sulmuesi kërkon të jetë pjesë e Europianit me Shqipërinë në “Gjermani 2024”. Në grupin B, tanët kanë kundërshtarë Spanjën, Italinë dhe Kroacinë.