11.01.2024 - 22:04
Gazment Bardhi do të mbledhë nesër Grupin Parlamentar. Lajmi konfirmohet nga gazetari i News24 Osman Stafa.
Mësohet se mbledhja do të zhvillohet nesër në orën 12:00, në sallën e grupit parlamentar në Kryesi.
Kujtojmë që sot pati edhe një përplasje në distancë mes Gazment Bardhit dhe Lulzim Bashës.
Bardhi komentoi konferencën e kreut të PD, duke thënë se po jep leksione boshe, ndërkohë që ka 12 vite që partinë e mban në opozitë.
Nga ana tjetër, Basha u përgjigj duke i thënë se nuk pranon të bëhet pjesë e një konflikti në PD, që do ta donte vetëm Edi Rama.