MENU
klinika

Banorët: Jemi në qiell të hapur!

Shkrumbohen nga zjarri pesë banesa në Burrel

13.01.2024 - 11:22

Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin e Burrelit ku si pasojë e rënies së zjarrit janë djegur 5 banesa.

Sipas policisë lokale të Matit bëjnë me dije se fillimisht zjarri ka rënë tek njëra banesë dhe më pas zjarri ka agravuar edhe tek banesat e tjera, të cilët ishin me çati të përbashkët.

Fillimisht zjarri është pikasur nga njeri prej banorëve, ku ka lajmëruar edhe banorët e tjerë të cilët kanë dalë nga banesat, ku më pas kanë njoftuar zjarrfikësen.

Edhe pse zjarrfikësja ka shkuar në vendngjarje, nuk ka mundur të shpëtojë asnjërën nga shtëpitë, pasi zjarri ishte përhapur me shpejtësi.

Në një intervistë, një nga pronaret e banesës së djegur tha se nuk e di shkakun e zjarrit. Ajo bëri thirrje për ndihmë pasi tha se i ka fëmijët në qiell të hapur.

‘Kam dalë në 7 pa 20 te puna. Kam lënë fëmijët brenda dhe kur më kanë marrë në telefon po të digjet shtëpia. Ka ndodhur nga ora 6 e 30 në orën 7. Fëmijët kanë qenë tek tezja e vet. Nuk e di se cili ka qenë shkaku i zjarrit vetëm më kanë thënë se banesat janë djegur. Kanë ardhur mbrëmë përfaqësues të bashkisë. Sot me kanë thënë se do vij. Kërkojmë ndihmë të strehojmë fëmijët.’- tha ajo.

18 anëtarët e 5 familjeve që iu dogjën banesat mbrëmjen e djeshme kanë kaluar natën tek të afërmit.

Pavarësisht ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse, nga banesat nuk ka ngelur thuajse asgjë, pasi janë shkrumbuar së bashku me orenditë që kishin brenda. Policia po heton për shkaqet e rënies së zjarrit, mendohet te jetë një shkëndi elektrike tek njëra nga banesat.