MENU
klinika

“I tërheq veshin” kryebashkiakëve

Kumbaro: Shumë bashki të ardhura zero nga pyjet

15.01.2024 - 15:15

Ministrja Mirela Kumbaro ka bërë një analizë për investimin e sipërfaqeve pyjore dhe rritjen e tyre në Shqipëri. Ajo ka theksuar sfida shqiptare është për të korigjuar dëmet që i kemi bërë natyrës dhe zhvillimin ekonomik.

“Qeveria shqiptare ka marrë vendime të guximshme, që do të thotë të shpallësh lumin Vjosa dhe bashkë me tre degët e tij Park Kombëtar. Kujtoj që me Parkun Kombëtar të Vjosës 12 mijë e 700 hektarë zonë të mbrojtur në nivelin më të lartë. E theksoj që për rëndësinë që i japim zonave të mbrojtura, po aq e rëndësishme është nevoja për zhvillim, për rritjen ekonomike, për mundësinë që i japim të rinjve të mos largohen nga Shqipëria. Sfida shqiptare është për të korrigjuar dëmet që i kemi bërë natyrës dhe zhvillimin ekonomik.

Në 2016 me reformat e decentralizimit pyjet kaluan në përgjegjësi të bashkive, në të njëjtin vit u vendos dhe moratoriumi i pyjeve për 10 vite, jemi në të njëjtin hark kohor”.

Më tej, Kumbaro ka marrë shembuj konkretë për investimet dhe të ardhurat që bashkitë e vendit kanë sjellë për pyjet që kanë nën inspektim.

“Në këto dy vite që Ministria E Mjedisit dhe Agjencia E Pyjeve ka bërë për administrimin e pyjeve. Ka bashki që gjatë gjithë periudhës 8-vjeçare që administrojnë nuk kanë asnjë shpenzim si zë investimesh në fondin pyjore. Prandaj, hapi i pari është përfshirja dhe mirëkordinimi, që ta kthejmë vitin e pyjeve në një ndër vitet më të rëndësishëm dhe e gjithë vëmendja të përqendrohet në një plan kombëtar.

Në këto 8 vite pasi ju jeni bërë administrator të pyjeve, shumë bashki të ardhurat i kanë shumë pakta. Këtu mund të përmendim, Malësia e Madhe, Mirditën, Fushë Arrëzin, Tropojën etj.

Shumë bashki kanë të ardhura zero të ardhura, si Memaliaj, Divjaka, Vlora, Roskoveci etj. dhe janë një e treta e bashkive që nuk realizojnë të ardhura nga ekonomia pyjore.

Nga 416 ekonomi pyjore në shkallë vendi, 57 kanë plane dhe 41 ekonomi janë në proces hartimi. Vetëm ky planifikim sjell të ardhura dhe mirmenaxhim”.