MENU
klinika

U betua mes kaosit në Parlament

KQZ i jep mandatin e deputetit Plarent Ndrecës, zëvendëson ish-ministrin Ahmetaj

16.01.2024 - 19:21

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i ka dhënë mandatin e deputetit, Plarent Ndrecës, cili mori zëvendëso në parlament, ish-ministrin Arben Ahmetaj që ndodhet në arrati.

Kujtojmë që Ndreca u betua ditën e djeshme (15 janar) në seancën e parë të sesionit të ri Parlamentar, si askush tjetër më parë, mes kaosit dhe tensionit të krijuar nga deputetët e opozitës që mbështesin Bardhin dhe Berishën.

Mandati i Ahmetajt duhet t’i kalonte kandidates pasardhëse në listë, drejtueses Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Dallëndyshe Bici, por kjo e fundit refuzoi duke i kaluar kështu Ndrecës.