Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me dekretimin e ligjit për komisionet hetimore nga presidenti Bajram Begaj, ku u shpreh se është makinacion i kryeministrit Edi Rama që tregon frikën e tij nga e vërteta.
Ai që nuk ka asgjë për të fshehur nuk i trembet transparencës, shprehet Basha, ndërsa thekson se kohës së pandëshkueshmërisë po i vjen fundi.
Reagimi i Bashës:
Ai që nuk ka asgjë për të fshehur nuk i trembet transparencës.
Makinacionet e Edi Ramës për ti pamundësuar opozitës transparencën e aferave korruptive përmes komisioneve hetimore tregojnë frikën e tij nga e vërteta. Por transparenca për aferat korruptive ku është zhytur sot qeveria, që po varfëron dhe detyron shqiptarët të largohen do të bëhet me patjetër.
Sot gjysma e qeverisë është në dyert e drejtësisë e prapa hekurave, dhe të gjithë ata që kanë abuzuar, së shpejti do të japin llogari për aferat e tyre korruptive.
Kohës së pandëshkueshmërisë po i vjen fundi, kartonat e Edi Ramës nuk e ndalin dot.