MENU
klinika

Trashësia e borës deri në 20 centimetra

Moti i keq në vend, dëbora zbardh Dibrën

20.01.2024 - 10:23

Dibra është përfshirë nga reshjet e dëborës këtë të shtunë.

Trashësia e borës që ka nisur që nga ora 04:00 e mëngjesit ka arritur në 10 centimetra në Peshkopi dhe Bulqizë.

Në zonat malore trashësia e borës është më e madhe dhe varion nga 15-20 centimetra. Rruga e Arbrit është e kalueshme pas punës se mjeteve borëpastruese.

Vështirësi ka në bypass-in e Murrizit dhe për këtë arsye këshillohet që drejtuesit e mjeteve të jenë të pajisur me goma dimri dhe me zinxhirë.