Regjisorja e njohur, Arnita Beqiraj, ka folur për herë të parë për thashethemet e ndarjes mes saj dhe partnerit Arbër Çepani. Zërat për ndarjen e tyre kanë qenë të shpeshta, që kur të dy fshinë fotot me njëri-tjetrin.
“Unë dhe Arbri kemi një histori dashurie të gjatë në kohë dhe të madhe sigurisht, nuk besoj se ka histori dashurie që nuk ka luhatjet ose dallgët e tyre, por është gjithmonë e rëndësishme kur ato gjejnë rrugën për të shkuar tek njëri-tjetri”, tha fillimisht Arnita në emisionin “S’e luan topi”
Ndërkohë moderatorja e emisionit, Erjona Rusi, e pyet: “Po sot si është mes ju të dyve?”.
“Kam përshtypjen që thashë mjaftueshëm”, përgjigjet Beqiraj.
“Nuk do të tregosh asnjë tjetër?”, vijon Erjona, ku Arnita përgjigjet:
“Besoj që me kaq mjafton”.
Moderatorja këmbëngul sërish duke e pyetur: “Jeni ndarë apo jeni bashkë?”.
“Se di si mendoni juve për shembull?”, i kthehet regjisorja.
Ndërkohë mes gjithë këtij diskutimi, ajo mori një buqetë anonime me lule me një pusullë ku shkruhej: “Ti je një dinosaur, pro je dinosauri im i preferuar”.
“Këtë mund ta bëjë vetëm Arbri”, tha Arnita mes të qeshurave dhe emocioneve.