Altin Dumani, kreu i SPAK ka folur për herë të parë nëse do të thërritet në SPAK, Kryeministri Edi Rama për çështjen McGonigal.
Atin Dumani është shprehur se nuk mund të jepte përgjigje për çështje të caktuara, por ka bërë të ditur se të gjithë do japin llogari në SPAK.
Nga qyteti i Shkodrës, Dumani ka thënë se: “Nuk mund te përgjigjem për pyetje te caktuara. Nuk ka rendësi emri, por provat dhe nuk ka rendësi pushteti qe ka dhe ne një moment do t’i duhet kujtdo qe te vije dhe te japë llogari ne SPAK apo gjykate”.
Dumani eshte pyetur nga studentet edhe per çështjen ndaj ish-presidenti Meta per te cilen ka theksuar se eshte ne hetim dhe s’mund te zbuloje detaje.
“Çështje nen hetim dhe nuk mund te jap te dhëna”, eshte shprehur Dumani.
Pyetje: Rama a do thirret për tu’ pyetur për çështjen McGonigal?
Altin Dumani: Nuk mund te përgjigjem për pyetje te caktuara. Nuk ka rendësi emri, por provat dhe nuk ka rendësi pushteti qe ka dhe ne një moment do t’i duhet kujtdo qe te vije dhe te japë llogari ne SPAK apo gjykate.
Ne jemi te ndjeshëm ndaj asaj qe ndodh edhe ne media apo kudo tjetër. Shume media ne muajin shkurt e vitit te kaluar dhe deri para 2-3 muajsh kemi marre kritika pse nuk kemi regjistruar çështjen e McGonagra dhe gjithë kritiket duhet te ndjehen te zhgënjyer se e kemi regjistruar qe ne janar te vitit 2022. Duhet te presim momentin kur te kemi diçka konkrete për ta publikuar.
Pyetje: Ilir Meta ne çfarë faze është hetimi?
Altin Dumani: Çështje nen hetim dhe nuk mund te jap te dhëna.