Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor me anë të një komunikimi publik ka njoftuar dyfishimin e çmimit të tarifave për marrjen e patentës.
Në komunikim bëhet me dije se, sipas analizës së hollësishme rezulton se shtrirja e këtyre shërbimeve në afate kohore, duke eliminuar detyrimin e paraqitjes në sportel, lehtësimin e kalimit nga një kategori në një tjetër, si dhe uljen e shpenzimeve indirekte nuk mund të konsiderohet si rritje tarifash, por një kursim mesatar prej 4,170 lekë për qytetar në vit.
“Nga një analizë e hollësishme rezulton se shtrirja e këtyre shërbimeve në afate kohore, duke eleminuar detyrimin e paraqitjes në sportel, lehtësimin e kalimit nga një kategori në një tjetër, si dhe uljen e shpenzimeve indirekte (përllogaritur këtu në 7,569,450 kilometra vajtje/ardhje, 529,862 litra karburant, 12,616 ditë pune/vit kohë e shpenzuar), nuk mund të konsiderohet si rritje tarifash, por përkundrazi rezulton një kursim mesatar prej 4,170 lekë për qytetar në vit,” thuhet në komunikim.
Vendimi për ndryshimin e tarifave për shërbimin e lejeve të drejtimi , hyn në fuqi më datë 5 shkur 2024.
Komunikim Publik!
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, prej disa vitesh tashmë, ka ndërmarrë një sërë nismash për lehtësimin e shumë praktikave dhe burokracive që lidhen me shërbimet që ajo ofron. Nga ana e DPSHTRR-së është bërë rishikimi dhe indeksimi i të gjithë tarifave dhe shërbimeve. Nga një analizë e hollësishme rezulton se shtrirja e këtyre shërbimeve në afate kohore, duke eleminuar detyrimin e paraqitjes në sportel, lehtësimin e kalimit nga një kategori në një tjetër, si dhe uljen e shpenzimeve indirekte (përllogaritur këtu në 7,569,450 kilometra vajtje/ardhje, 529,862 litra karburant, 12,616 ditë pune/vit kohë e shpenzuar), nuk mund të konsiderohet si rritje tarifash, por përkundrazi rezulton një kursim mesatar prej 4,170 lekë për qytetar në vit.
Shembujt e ilustruar më poshtë, tregojnë qartë sa më sipër:
• Tarifa e pajisjes me leje drejtimi me afat vlefshmërie 10 vite, nga 3,500 lekë bëhet 4,500 lekë, por afati tashmë zgjatet në 15 vite. Tarifa e re prej 4,500 lekë, e shpërndarë në vite, nga 350 lekë/viti bëhet 300 lekë/viti!
• Tarifa e pajisjes me leje drejtimi për grupmoshën mbi 65 vjeç, me afat vlefshmërie 5 vite, nga 3,500 lekë, tashmë bëhet 2,000 lekë, me afat vlefshmërie 15 vite!
• Tarifa e pajisjes me Leje Drejtimi Ndërkombëtare me afat vlefshmërie 1 vit nga 500 lekë që ishte, kalon në 1,000 lekë, me një afat vlefshmërie 3-vjeçare. Tarifa e re prej 1,000 lekë, e shpërndarë në vite, nga 500 lekë/vit bëhet 333 lekë/vit!
• Kalimi nga Leje Drejtimi e Kategorisë B në D/D1, pa qenë i detyrueshëm kalimi në kategorinë C, nga 2,200 lekë, bëhet 0, pasi është eleminuar testimi për kategorinë C!
Nga ndryshimi i këtyre tarifave përfitojnë 189,179 qytetarë, duke ju kursyer mesatarisht 788,792,150 lekë/vit. (7,7 milionë Euro).
Ky vendim, për ndryshimin e tarifave për shërbimin e lejeve të drejtimit, hyn në fuqi më datë 5 Shkurt 2024 dhe do të pasqyrohen në faqen zyrtare www.dpshtrr.gov.al.