MENU
klinika

Tronditet Kurbini!

Qëllohet për vdekje me armë ekonomisti në një firmë inertesh

10.02.2024 - 10:21

Një vrasje me armë ka tronditur Kurbinin mëngjesin e sotëm.

Në një firmë ku përpunohen inerte në fshatin Gurëz është vrarë me armë ekonomisti i firmës dhe është plagosur një person tjetër.

Viktima është shtetasi Selman Mihana rreth 70 vjeç. Vrasja ka ndodhur pranë firmës së Ardian Gjeloshit, teksa edhe ky i fundit ka mbetur i plagosur.

Gjeloshi është transportuar për ndihmë mjekësore të specializuar drejt Spitalit të Traumës

Policia ka nisur hetimet për zbërthimin e ngjarjes. Në ndihmë të Policisë vendore kanë shkuar forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Forcat Speciale RENEA.

“Rreth orës 07:00, është marrë njoftim se në fshatin Gurez, Kurbin, në ambientet e një firme ku përpunohen inerte, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi S. M, rreth 70 vjec, ekonomist i firmës, si dhe është plagosur pronari shtetasi A. GJ, rreth 51 vjec, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Policisë Vendore kanë shkuar në vendngjarje, është rrethuar zona dhe vijon kontrolli i territorit.

Ndërkohë është ngritur një grup i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Në ndihmë të Policisë vendore kanë shkuar forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Forcat Speciale Renea.

Në një moment të dytë do të ketë njoftim më të plotë në lidhje me ngjarjen.”-thuhet në njoftimin e policisë.