MENU
klinika

Procedimin penal për dy persona

Donin të digjnin mbeturinat, por flakë morën 3 hektarë tokë

11.02.2024 - 12:42

Policia e Matit ka nisur procedimin penal për dy persona si autorë të dyshuar dy djegieve në njësinë administrative Komsi.

Ata donin që të digjnin disa mbeturinat, por flakët janë përhapur dhe kanë djegur rreth 3 hektarë me bimësi.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të këtij Komisariati, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, për shtetasit R.N., dhe M.K., të dy banues njësinë administrative Komsi, pasi kanë ndezur zjarre për djegien e disa mbeturinave, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, janë djegur rreth 3 hektarë tokë me bimësi”, njoftoi policia.