MENU
klinika

“Nuk diskuton njeri për rotacion”

“Bashkimi Bardhi-Berisha nuk çon askund”, Artur Zheji: Mendojnë për interesa personale

14.02.2024 - 22:20

Bashkimi i Gazment Bardhit me grupin e ish-kryeministrit Sali Berisha, sipas analistëve, është bërë për interesa personale.

Analisti Artur Zheji thotë se ky bashkim nuk synon të ndihmojë në ringritjen e Partisë Demokratike.

Sipas tij të gjithë demokratët sot mendojë për interesa personale.

“Numrat që doktori mendohet se ka…dhe kjo duhet verifikuar, janë të tilla, se nëse e vendos në një vend të mirë në Elbasan, atëherë ka një vend të sigurt për t’u rikthyer në Parlament. Këtu nuk diskuton njeri për rotacion, por secili mendon për vete. Nuk shohin më larg se kaq”, tha Zheji.

Ndërsa sipas analistit Skënder Minxhozi, bashkimi i Bardhit me Berishën është një rrugë që nuk çon askund.

“Një rrugë, e cila nuk të çon askund. Amerikanët vazhdojnë qëndrimin e tyre, Berisha në shtëpi dhe i hetuar, Rama dhe Basha bëjnë reformën zgjedhore, zgjedhjet i fiton Edi Rama dhe këtë bëhen deputetë të opozitës edhe katër vite të tjera, por ama Rama bëhet edhe njëherë kryeministër. Kjo është ajo që shohim tani. Këtë zotërinj zgjodhën mandatin e deputetit, përballë ndërtimit të opozitës. Këtu kemi një dorëzim ose vetëçarmatosje të të gjithë kuadrit të deputetëve përballë një politikani 80-vjeçar, i cili nuk të çon askund përveçse te një derë nostalgjie, e cila nuk të jep asgjë, përveçse një të tashme të rrejshme”, tha Minxhozi në ABC News.