Google ka shtuar një funksionalitet të ri eksperimental të AI gjeneruese në shfletuesin Chrome. Mjeti i ri quhet “Help me write” sepse ajo çfarë bën është ti ndihmojë përdoruesit të ndërtojnë fjalë më përshkruese ose paragrafë të plota sipas nevojës.
Google thotë se mjeti përdor modelet Gemini për të kuptuar kontekstin e një uebfaqeje tek e cila jeni për momentin dhe të gjenerojë sugjerimet përkatëse.
Në një prej shembujve të treguar nga Google, mjeti mund të bënte përshkrime të saktë të një personi që po shiste. Në një shembull tjetër mjeti filloi të shkruante një tekst për të rikthyer një produkt të dëmtuar.
Përdoruesit mund të ndryshojnë gjatësinë dhe stilin e shkrimit.
Për të aktivizuar mjetin eksperimental duhet të shkoni në Settings në Chrome. Aty do të gjeni një faqe Experimental AI ku mund të aktivizoni “Help me write.”
Për të përdorur mjetin mjafton të selektoni një tekst dhe më pas të klikoni me të djathtën e mausit për të thirrur “Help me write.”
/PCWorld Albanian