MENU
klinika

“Kaos në Kuvend për t’i shpëtuar goditjes penale”,

Spartak Ngjela: Duan të vijnë në pushtet me kryengritje

05.03.2024 - 13:58

Avokati Spartak Ngjela, duke folur për situatën politike në vend dhe aksionin e opozitës, tha se kaosi në Kuvend shkaktohet nga korrupsioni.

Ngjela u shpreh se frika nga ndjekja penale ka çuar të opozitën në këtë situatë, por ata nuk mund të vijnë në pushtet me kryengritje.

“Ngërçin në Kuvend e krijon korrupsioni, nuk kanë shpresë tjetër ata. Është frika e goditjes penale nga korrupsioni, që e bën PD-në të vijë në këtë gjendje. Janë rrugë pa krye, sepse sado që ta zgjasin, nuk kanë mundësi të vijnë në pushtet me kryengritje. Kush do ta bëjë kryengritjen?

E dyta, janë në monitorim ndërkombëtar. Asgjë nuk mund të ndodhë. E treta, ka një moment që po dëmton Shqipërinë.

Atëherë, këta që kërkojnë të vijnë në pushtet, vijnë për të shkatërruar vendin apo për ta ndërtuar?”, ka thënë Ngjela në Top Channel.

Seanca parlamentare e një dite më parë, në të cilën ishte parashikuar që deputetët të flisnin për problemet e zonave të tyre zgjedhore, zgjati vetëm 7 minuta.

Deputetët e Rithemelimit ndoqën të njëjtin skenar që kanë zhvilluar muajt e fundit duke shkaktuar kaos dhe duke bllokuar seancën.