MENU
klinika

Akomodim falas e mundësi punësimi nga Bashkia e Gjirokastrës gjatë verës

Hasani: Nga viti tjetër akademik 30 bursa për studentët e Luginës së Preshevës!

07.03.2024 - 11:37

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani ka zhvilluar një takim me përfaqësues të Këshillit Kombëtar Shqiptar të Luginës së Preshevës dhe universiteteve në Shqipëri. Ministri tha se duke filluar nga viti tjetër akademik 2024-2025, Shqipëria do të ofrojë 30 bursa në vit për studentët nga Lugina e Preshevës.
Në një konferencë për shtyp, me kryetrarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar të Luginës së Preshevës, Nevzad Luftiu, ministri tha se për këta studentë do ketë edhe lehtësira të tjera, si akomodim akomodim falas përgjatë gjithë periudhës së studimit.
Ndërkohë, gjatë periudhës së verës Bashkia e Gjirokastrës ofron mundësi punësimi për studentët.