MENU
klinika

"Fitojnë 5 oligarkë dhe 3 kriminelë"

PS miraton ligjin për investimet strategjike, opozita kundërshton

07.03.2024 - 12:49

Kuvendi i Shqipërisë është mblidhur sërish këtë të enjte ndërsa grupi i Rithemelimit vijoi me skenarin për bllokimin e punës.

Mes kësaj situate mazhoranca votoi ligji për zgjatjen me 1 vit të ligjit për investimet strategjike.

Ndër ligjet që kanë kaluar është dhe “Ligji për investimet strategjike”.

Deputeti Gazment Bardhi hodhi akuza se votimi u bë pa kuorum me 68 deputetë në sallë. Prezencën e votuan 68 deputetë, ndërkohë që duhet të ishin të paktën 71.

“Besoj që edhe sot e patë në një seancë ku edhe pse nuk kishte kuorum për votim, rregullorja e përcakton që duhet të kenë votuar pro për prezencën së paku 71 deputetë. Deklarohet se janë 68 deputetë dhe kjo nuk e ndal vrullin për të miratuar ligjin e investimeve strategjike.

Sot në drejtimin e seancës nuk ishte Ermonela Felaj, por përfaqësuesja e pesë oligarkëve dhe tre grupeve kriminale që përfitojnë nga ligji i investimeve strategjike. Dua të deklaroj se sipas rregullores asnjë nga aktet ligjore nuk mund të konsiderohet i miratuar ligjërisht.

Sipas rregullores së Kuvendit dhe Kushtetueses, neni 55, mund ta lexoni, thuhet se për efekt të kuorumit llogariten vetëm deputetët që kanë marrë pjesë në procesin e votimit, pavarësisht sa janë në sallë.

Në votim e deklaroi edhe vetë, morën pjesën 68 deputetë, por për votim duhet të jenë 71 deputetë. Kur falsifikojnë në mënyrë kaq brutale imagjinoni cfarë u bëjnë parave të buxhetit të shtetit.

Presidenti duhet të jetë dhe justifikojë rrogën e tij, është një nga procedurat që kryen në verifikim dhe ne po presim që të shprehet njëherë për ligjin e zonave të mbrojtura dhe në paketë të kthejë ligjet që nuk u miratuan sot.

PD është e bashkuar ashtu si grupi i PD-së, tani kemi një detyrë dhe përgjegjësi të forcojmë partinë gati për zgjedhje dhe fituese” tha Bardhi.

Deputetët Flamur Noka, Bledjon Nallbati dhe Saimir Korreshi nuk morën pjesë në seancë pasi janë të përjashtuar.

Po ashtu, i përjashtuar vijon të jetë edhe deputeti Edi Paloka, i cili ka dënimin më të rëndë pasi dogji rregulloren e Kuvendit.

Ndërkohë disa nga deputetët e opozitës mbanin në duar pankarta ku lexohej:

“Demokracia vendoset me zgjedhje”, “Nuk duam Parlament Monist”.

Nga ana tjetër, Garda e Republikës ishte e vendosur pas foltores, për të qenë në gatishmëri për të shmangur çdo situatë të paparashikuar mes deputetëve dhe ministrave.