Kryeministri i Sllovakisë deklaroi se nuk sheh asnjë arsye për të njohur pavarësin e Republikës së Kosovës, dhe se në të ardhmen do të jetë në grupin e disa shteteve që kanë të njëjtin mendim për këtë çështje.
Fico në një intervistë për “Tanjug” ka bërë një krahasim mes asaj që po ndodh në Ukrainë dhe rastit të Kosovës, duke thënë se në rastin e Ukrainës “ka guxim për të thënë se po shkelet ligji ndërkombëtar” dhe se në rastin e Kosovës s’ekziston një guxim i tillë.
“Nëse kemi të njëjtin guxim të themi se shohim shkelje të së drejtës ndërkombëtare në rastin e Ukrainës, atëherë kemi guxim të themi të njëjtën gjë në rastin e Kosovës. Prandaj, nëse mbetemi në platformën e respektimit të së drejtës ndërkombëtare, standardet se si duhet të krijohet një shtet i pavarur, në atë rast mund të na besoni ne nuk shohim asnjë arsye për ta njohur Kosovën”, tha ai.
I pyetur nëse Sllovakia është nën presion për shkak të këtij qëndrimi, Fico thotë se tashmë është mësuar me faktin që, nëse ndonjëherë thua një mendim të guximshëm ti bëhesh objekt kritike.