MENU
klinika

2 vite i zhdukur

Dervishi: Për Ervis Martinajn janë paguar 3 milionë euro për t’a eleminuar

08.03.2024 - 16:09

Për Ervis Martinajn, gazetari Ferdinand Dervishi shprehet se për të janë paguar 3 milionë euro për t’a eleminuar.
‘Në Shqipëri kanë qenë më të ulëta se 10 mijë euro për njerëz të kategorisë së fundit. Për Vis Martinajn janë paguar deri në 3 milionë euro thuhet. Varet se kush është objektivi. Kjo histori është shumë përvëluese. Kemi një ministër që e pyesin gazetarët dhe nuk jep dot përgjigje. Është një histori përtej fuqisë së ministrit. Janë të përfshira disa grupe kriminale. Dhe bëhet fjalë çësthje përtej fuqive të ministrave dhe drejtorëve. Policia ka qenë prapa me këtë ngjarje.’, thotë Dervishi.