Nëse jeni përdorues i Android, shanset janë që në një moment të caktuar keni vizituar Google Play Store për të instaluar ose përditësuar aplikacione
Megjithatë, nëse keni tentuar të instaloni disa aplikacione në të njëjtën kohë, ndoshta e keni vënë re se ato formojnë një radhë dhe instalohen njëra pas tjetrës.
Sipas TheSPAndroid, kjo mund të ndryshojë së shpejti.
Vite më parë një njoftim në rrjete sociale la të kuptohej se Google mund të eksperimentonte me shkarkime paralele të aplikacioneve (mundësia për të instaluar disa aplikacione në të njëjtën kohë).
Kjo veçori nuk u aktivizua kurrë, dhe u harrua së bashku me shumë veçori të tjera që Google i teston.
Por, duket se versioni 40.0.13 i Play Store po sjell pak shpresë sa i përket funksionit të shkarkimit paralel.
Ky funksion mund të jetë i dobishëm për përdoruesit që ndërrojnë shpesh pajisje ose eksplorojnë rregullisht me aplikacione të reja.
Mbetet për t’u parë se kur Google do të zgjerohet me këtë aftësi.