MENU
klinika

Alarmuese!

Krijohet virusi që shpërndahet nga Inteligjenca Artificiale!

09.03.2024 - 08:21

Shkencëtarët kanë krijuar një virus kompjuteri që mund të përhapet nga një kompjuter në tjetrin me ndihmën e Inteligjencës Artificiale.

Siç raporton Wired, virusi mund të sulmojë asistentët e postës elektronike të fuqizuar nga AI për të kapur të dhëna të ndjeshme nga emailet dhe për të dhënë mesazhe të padëshiruara që infektojnë sisteme të tjera.

“Kjo në thelb do të thotë që ju tani keni aftësinë për të kryer ose ekzekutuar një lloj të ri sulmi kibernetik që nuk është parë më parë”,-tha studiuesi i Cornell Tech, Ben Nasi, bashkëautor i një punimi mbi këtë temë. Megjithëse studiuesit e sigurisë kibernetike nuk kanë parë ende krimba të fuqizuar nga AI në botën reale, ata paralajmërojnë se është vetëm çështje kohe para se të ndodhë kjo.

Në eksperimentin e tyre, i cili u zhvillua në një mjedis të kontrolluar, studiuesit synuan asistentët e emailit të mundësuar nga OpenAI GPT-4, Google Gemini Pro dhe një model të madh të gjuhës me burim të hapur të quajtur LLaVA. Ekipi hulumtues ndau gjetjet e tyre me OpenAI dhe Google dhe një zëdhënës i OpenAI tha se kompania po punonte për t’i bërë sistemet e saj “më elastike”.

Ndërkaq, një grup prej 20 kompanish teknologjike kanë njoftuar se kanë rënë dakord të punojnë së bashku për parandalimin e përmbajtjeve mashtruese të gjeneruara nga Inteligjenca Artificiale të cilat po ndërhyjnë në zgjedhjet e mbarë globit.

Marrëveshja teknologjike e cila u njoftua në Konferencën e Sigurisë së Munihut u nënshkrua nga kompani si OpenAl, Microsoft, Adobe, dhe Meta me platformat e saj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga përkthyesit tek analistët financiarë

10 punët që mund të zhduken nga inteligjenca artificiale

Bill Gates: Do të përshpejtojë sektorin e inovacionit

“Inteligjenca artificiale do të ndihmojë me pabarazinë sociale”