Google Lens, mjet i kërkimit vizual i disponueshëm si një aplikacion i pavarur, po merr një përditësim të madh.
Së shpejti do të mund t’i ruani imazhet që i analizoni me Lens dhe t’i rishikoni ato lehtësisht sa herë që dëshironi.
Më parë informacionet rreth një imazhi kanë humbur menjëherë pasi është kryer kërkimi rreth tyre. Por, tani siç raportohet nga mediat e huaja, Google Lens do t’i ruajë automatikisht imazhet që kërkoni.
Madje, mund t’i gjeni në çdo kohë duke vizituar myactivity.google.com.
Nga atje ju mund ti rishkarkoni imazhet ose t’i përdorni ato për diçka tjetër.
Ky ndryshim zbatohet vetëm për kërkimet e realizuara me Google Lens brenda aplikacionit Google.
Funksioni i ri është opsional dhe duhet të aktivizohet manualisht në Settings të llogarisë suaj në Google, saktësisht në myaccountgoogle.com. Aty ju mund të aktizivoni opsionin “Include Visual Search History” te “Data&Privacy” dhe “Web&App Activity”.
Bëhet e ditur se shfaqja e kësaj aftësie të re do të arrijë te të gjithë përdoruesit brenda javëve të ardhshme.