MENU
klinika

Përmbledhja ditore e rajonit

Reagime të përseritura ndërmjet Kosovës dhe BE-së

29.12.2018 - 17:19

Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj edhe më herët ka përmendur animin e Bashkimit Evropian kah Serbia, duke thënë se Federica Mogherini si ndërmjetësuese e dialogut përkrahë Serbinë.

Për të arsyetuar këtë Haradinaj përmendi edhe rastin e fundit, ku kryeministrja serbe Ana Brnabiç i dërgoi letër kryeministrit shqiptar Edi Rama, duke kërkuar që të rishikojnë njohjen e Kosovës shtet të pavarur dhe sovran.

Kosovë

Kreu i misionit të BE-së në Kosovë i ka bërë thirrje qeverisë së vendit të rishqyrtojë vendimin për zgjerimin e taksës prej 100 për qind ndaj produkteve që importohen nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina edhe për produktet e brendeve ndërkombëtare që prodhohen në Serbi.

Në komunikatën e Zyrës së BE-së në Prishtinë thuhet se “E shohim me shqetësim vendimin e Kosovës për të shtrirë tarifën prej 100 për qind edhe për produktet e brendeve të njohura ndërkombëtare të vendeve tjera, duke përfshirë edhe vendet e BE-së, të cilat prodhohen në Serbi dhe Bosnje e Hercegovinë.”

Serbi

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka komentuar serish deklarimet e NATO-së se njësiti ROSU i Policisë së Kosovës mund të veprojë në veri të Kosovës, duke thënë se përfaqësuesit e NATO-së po gënjejnë.

Ai ka thënë se bashkësia ndërkombëtare dhe NATO tani po “bëhen të shurdhër ndaj Rezolutës 1244″.

Kosovë

Lideri i Lëvizje Vetëvendosje, Albin Kurti, ka reaguar pas deklaratave të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, se prapa organizatës kriminale “Syri i Popullit”, qëndron Albin Kurti, Sabri Ramabaja dhe Glauk Konjufca.

Kurti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “nuk merret me shpifjet e presidentit po ikën më shpejt se ç’është menduar”.

Kosovë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka shpallur të shtunën ditë zie, për të nderuar policin e vrarë në detyrë, Izet Demaj.

Kujtojmë se në Istog përveç policit Izet Demaj, i vdekur mbeti edhe grabitësi i bankës, Kamer Metaj, i cili paraprakisht kishte qëlluar për vdekje policin. /Konoca.al

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë