20.03.2024 - 10:39
Kendall Jenner na tregoi se të veshësh streçe nuk të kufizon aspak dhe këtë pranverë mund t’i veshësh me gjithçka, gjithë kohës, për çdo rast.
Teksa dilte për darkë në Los Angeles, modelja u pa e kombinuar me një palë streçe, një bluzë të thjeshtë me një rrip të zi dhe taka stileto me të njëjtën ngjyrë: të zeza. Ishin këpucët ato që i kanë dhënë prekjen klasike të gjithë veshjes duke e bërë automatikisht të denjë për një darkë serioze ose romantike, pa shumë mundim. Duke qenë se të gjitha kemi një palë streçe në dollap, kjo veshje nuk të kushton fare.
Akoma më i pazakontë ishte rripi që kishte zgjatur Kendall për të lidhur këpucët me streçet duke bërë të mundur që takat të qëndrojnë lirisht në vend.
Ky kombinim është i rehatshëm dhe nëse je një person që e vë të parën rehatinë, ke gjetur detajin e duhur. Streçet duken yll në palestër, por kështu duken akoma më mirë.