Gazetari Sokol Bregu, ka diskutuar për një fenomen shqetësues që ka prekur shqiptarët jashtë vendit gjatë viteve të fundit. Përplasjet mes bandave jashtë Shqipërisë kanë sjellë edhe një numër të madh viktimash. Sipas gazetarit, problemi fillon që te familja, e cila tani është e vetëdijshme për aktivitetin e paligjshëm që kryejnë fëmijët e tyre jashtë vendit.
Madje ka raste, sipas Bregut, që të rinjtë emigrojnë me idenë e qartë që do t’i bashkohen krimit të organizuar.
‘Familja në Shqipëri ka filluar të çedojë dhe ka probleme të mëdha. Sot familja e di se me çfarë merren fëmijët jashtë dhe nuk ndikojnë për t’i tërhequr. Qëkur nisen, nisen me këtë ide, për tu futur në krimin e organizuar. Nuk është si dikur, që familja shqiptare nuk e dinte se me çfarë merreshe ti jashtë kufijve. Tani kuptohet shumë thjesht edhe për shkak të sasive të mëdha të parave që vijnë në Shqipëri.
Trafiku i drogës është një nga shkaqet kryesore që sjell përplasjen mes shqiptarëve. Rasti i fundit u regjistrua në Frosinone, ku Mikea Zaka, 23 vjeç vrau me armë zjarri Kasem Kasmin, 27 vjeç dhe plagosi tre persona të tjerë. Ai deklaroi se shkak i sherrit ishte një vajzë, por policia italiane tha se përplasja me armë ndodhi për shkak të prishjes së pazareve të drogës.’, tha gazetari.
Bregu tha se Spanja dhe Greqia janë dy shtetet ku regjistrohet dhe numri më i madh i përplasjes me shqiptarëve.
‘Duhet të përgatitesh sepse në trafikun e drogës ka përplasje. Janë shumë të rrallë ata që implikohen vetëm në një rrugë, marrin fitimin e tyre dhe më pas largohen. Greqia dhe Spanja janë vendet ku është numri më i madh i përplasjeve mes të rinjve, ka shumë vrasje të shqiptarëve. Trafiku i drogës është më i ndërthurur dhe ka më shumë krime të rënda.
Ne jemi një problem në zhvillim në Spanjë, për një arsye. Spanja është një vend që kërkon importim të drogës dhe prostitucioinit për shkak të turizmit. Shqiptarët janë një problem atje për këtë arsye. Vetëm në Catalonia shqiptarët kanë 4-5 vrasje në vit, por bëhen në vende publike ku shkaktojnë shumë panik. Gjatë trafikut të drogës dhe shitjes së saj nuk duhet dhunë. Ky është problemi i shqiptarëve, janë në qendër të vëmendjes së dhunës dhe vrasjeve që kryhen mes grupeve. Në Spanjë ky është një problem shumë i madh.
Shqiptarët janë më shumë jashtë territorit se brenda territorit. Shqipëria ka 40-50 vrasje çdo vit, vetë si territor. Në këtë vit nuk kanë ndodhur dhe kanë ndodhur diku tjetër. Kur nuk përplasen në Shqipëri, do të ndodhë diku tjetër. Përplasja në Frosinone mund të ndodhte dhe në Tiranë, por atje u gjetën. Ne e eksportojme krimin, trafikun njësoj si dhe e importojmë. Shqiptarët përplasjen e tyre nuk e lënë në paqe, e vazhdojnë me kohë derisa ta gjejnë njëri-tjetrin dhe të jenë të gatshëm për ekzekutimin. Ekziston një kod mafioz, që nuk bashkëpunoj me policinë por hakmarrjen e kryej vetë. Kjo është mënyra se si ndërtojnë jetesën e vet. Është e lehtë të futesh, por e vështirë të dalësh dhe të mbijetosh. ‘, u shpreh Bregu.