Për herë të parë pas 5 muajsh kaos, sot Parlamenti do t’i kthehet normalitetit. Në Kuvend sapo kanë mbërritur edhe ambasadorët.
Për të qenë dëshmitarë të këtij rikthimi të normalitetit parlamentar të pranishën në lozhat e sallës së Kuvendit kanë mbërritur Ambasadori i Gjermanisë, Zëvendës. Ambasadorja e Britanisë, ambasadori i Bullgarisë, etj.
Pas dakordësisë në tryezën e Konferencës së Kryetarëve mes Rithemelimit dhe Partisë Socialiste, sot deputetët e opozitës do të heqin dorë nga skenari i bllokimit me garancinë e mazhorancës për ngritjen e dy komisioneve hetimore.
Në seancën e sotme pritet të miratohet ngritja e dy komisioneve, ai për rrjedhjen e të dhënave nga sistemi TIMS, si edhe për PPP-të në Shëndetësi, konkretisht kontratat publike të check up-it dhe sterilizimit.
Në rendin e ditës janë kaluar për miratim edhe pr/ligji për sigurinë kibernetike apo ndryshimet në ligjin e Gardës.