MENU
klinika

"E mori në qafë egoja!"

Kush e dekonspiroi Gentjan Bejtjan? Avokati tregon çfarë e vështirëson zbardhjen e atentatit

21.03.2024 - 14:00

Avokati Edmond Petraj ka folur për atentatin e katër dhe të fundit të Gentjan Bejtjas.

Ish- polici ka mbetur i vdekur në oborrin e shtëpisë në Larushkë të Fushë-Krujës. Sipas Petraj, kjo është një zonë e nxehtë dhe se duhej të monitorohej më mirë nga strukturat e policisë.

Gjithashtu ai mendon se viktima “për faj të egoizmit të tij” nuk ka njoftuar policinë. Madje avokati mendon se një person i brendshëm është “dekonspirues dhe e ka vëzhguar atë gjatë gjithë kohës”.

Edmond Petraj: Të bëhej katër herë atentat dhe aq më tepër që i ndjeri për faj të egoizmit të vetë nuk ka arritur të njoftojë strukturat e policisë që çfarë e cenonte, çfarë e pengonte, ose çfarë ka ndodhur, cilët kanë qenë personat që e survejonin. Të vesh tek shtëpia dhe të shikosh këtë lloj situate, ta vrasin në derë të shtëpisë, mendoj që ka një lloj dekonspirimi dhe ka persona të cilët e kanë vëzhguar. Pra ai është një person që është hetuar dhe një person i brendshëm është dekonspirues.

Sipas Edmon Petraj, gabimet që bëhen në fillim të fazës së parë të ngjarjes janë vendimtare për vazhdimësinë e hetimeve. Ai përmendi dhe rastin e Shënavlashit, ku shprehet se zona e krimit, pra ambienti i shtëpisë duhej mbajtur nën mbikqyrje për një periudhë të caktuar, 15 apo 20 ditë.

Edmond Petraj: Gabimet që bëhen në fazën e parë të vendit të ngjarjes, ato shoqërojnë më pas të gjithë hetimin. Nëse mblidhen gabim, ose fillohet gabim një hetim në drejtime të cilat nuk japin efektivitet, këtë produkt do kesh.

Edmond Petraj: Po të shikoni rastin e Durrësit, u diskutua konservimi i zonës së krimit. Konservimi i ambientit të shtëpisë, pjesa e gjithë shtëpisë, e cila duhej mbajtur në mbikëqyrje. Pra ajo duhej konversuar për një periudhë 15 ditor apo 20 ditor nga organi i prokurorisë.

Dafina Hysa: Ka një detyrim ligjor për ta bërë këtë?

Edmond Petraj: Patjetër që po.