MENU
klinika

“Delegjitimi nga ballkoni i...”

Braçe ‘thumbon’ Berishën: Asnjë hetues në Kuvend nuk mund të ushtrojë presion politik mbi SPAK

22.03.2024 - 13:09

Pas negociatave mes Rithemelimit e PS, Kuvendi miratoi dje ngritjen e dy komisioneve hetimore, për PPP në Shëndetësi dhe rrjedhjen e të dhënave në sistemin TIMS. Por, dy deputetë socialistë kanë abstenuar në procesin e votimit.

Erjon Braçe në një reagim për një program televiziv thotë se është kundër ngritjes së komisionit Hetimore për PPP në Shëndetësi, konkretisht sterilizimin dhe chech up, pasi në radhë të parë këto dy çështje po hetohen nga organet e drejtësisë.

Reagimi i Erion Braçes:

Në fakt isha kundër, por respektova disa rregulla të grupit. Dy arsye: e para, jam kundër hetimit politik për çështje që heton ligjërisht, penalisht, ka ngritur e komunikuar akuzë, ka bërë e marrë përgjegjës-madje duke i dërguar në burg SPAK!

Hetimi politik i disa deputeteve nuk mund të rihapë e konkurrojë hetimin penal te SPAK; asnjë hetues politik në Kuvend nuk mund te relativizojë, zhvlerësojë, ushtrojë presion politik mbi SPAK!

Është përpjekje e përditshme e Sali Berishës Delegjitimi nga ballkoni i SPAK, në një linje me këtë qëllim është hetimi politik i kërkuar nga grupi i tij!

Ndërkohë, hetimi politik i kërkuar nga Sali Berisha, materializuar në këtë komision, nxjerr në pah klientelizmin e neveritshëm, i cili nisi në spitalin ushtarak ne vitin 2006-2007 dhe vijon ende; të lesh pa hetuar zbatimin e kontratës nga oligarku që ka kthyer në monopol tregun privat të shëndetësisë, për më tepër që zbatimi i asaj kontrate prej tij ka patur viktima, dëshmon se sa politik dhe i korruptuar është ky hetim!

Në anën tjetër, edhe komisioni tjetër hetimor është me probleme të rënda. Në përbërje të atij komisioni ka deputete tërësisht te papërshtatshëm me aksesin në të dhëna sensitive për qytetarët dhe sigurinë kombëtare!

Ndërkohë, deputeti i PS, Petro Koçi abstenoi për komisionin hetimor për sistemin TIMS.