Në qendrën e kryeqytetit po realizohen disa teste për reagimin e stafit të emergjencave kombëtare në rast të një sulmi nuklear.
Pas izolimit të zonës dhe të personit të prekur janë marrë masat për ndihmën e parë dhe për shmangien e rrezikut
Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, u shpreh se këto stimulime janë të rëndësishme në çdo rast.
Madje ai bën të ditur edhe mbështetjen e dhënë për Shqipërinë.
Shefi i zjarrfikësve të Tiranës, thekson pajisjet që janë në dispozicion dhe gatishmërinë.
Stimulimi i reagimit në një rast të sulmi me rëndë radioaktive vjen në kohën kur kërcënimet e Rusisë janë në rritje, ndërsa vendet anëtare të NATO-s kanë bërë të ditur edhe plane ushtarake në rast të një përplasje me Rusinë.