MENU
klinika

"Përfitojnë prej lirimit me kusht"

Krimet e shqiptarëve në Britani, gazetari: Shumica prej tyre nuk duan të kthen në atdhe

26.03.2024 - 18:37

Gazetari Sokol Bregu ka folur për tri shqiptarët e shpallur në kërkim për një vrasje brutale me armë gjahu në Midlands në 10 gusht të vitit 2023. Bregu tha se në Britaninë e Madhe mund të ketë shumë vrasje edhe të shtetasve angleze, por BBC i ka dhënë kësaj vrasje një rëndësi të madhe në analizimin e fakteve, transmetimin e ngjarjeve, për shkak se ndodhi në një formë të tillë.

“Në atë moment vetëm për moskallëzim të krimit, u arrestuan 4 persona që ndodheshin në bar. Zakonisht shqiptarët atje s’kanë vrarë shtetas anglez, përplasjet i kanë me shqiptarë të tjerë. Vrasja ka qenë përplasje e çastit. Po të kishte qenë vrasje mafioze s’do ishte bërë në një bar”, tha ai.

Bregu deklaroi se legjislacioni britanik, që parashikon lirimin me kusht pas një periudhe dënimi, ndikon që një pjesë e shqiptarëve të mos dëshirojnë kthimin në Shqipëri.

“Në gjykatat britanike, kur ti merr një dënim, jepet e caktuar se sa kohë e ke të detyrueshme burgun, dhe pastaj mund të lirohesh me kusht. Nëse je sjellë mirë brenda burgut mund të marrësh lirinë me kusht më shpejt. Ata preferojnë të rrinë në Britaninë e Madhe, ku gjykatësi vlerëson çdo lloj përshkrimi që është bërë mbi ty në burg. Në Shqipëri gjykata s’i merr fare parasysh. S’jemi në dështim sepse pjesa më e madhe e atyre që janë dënuar lehtë vijnë në Shqipëri, sepse marrin edhe 5 mijë paund”, tha ai në MCN.

U plagos me thikë gjatë sherrit ku u vra Martin Cani

Del nga spitali 14-vjeçari Luis Meçja

Katedralja 860-vjeçare përfshi nga flakët, 5 vite më parë

Rihapet ‘Notre Dame’ pas restaurimit!

Shënimi i 80 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë

Kryeministri Rama homazhe në Varrezat e Dëshmorëve