Analisti Artur Zheji ka komentuar deklaratat e Ilir Metës për ish-kryeministrin Berisha. Sipas Zhejit, Meta ka dhënë mesazh të qartë politikisht se nuk është më Sali Berishën.
Ai theksoi se këtë mungesë qartësie Meta e ka manifestuar edhe gjatë kohës kur u bashkua në koalicion me socialistët dhe në drejtimin e parlamentit.
Zheji shton se Meta ka pasur një lloj debulese për Berishën, të cilin e toleronte në veprimet e tij në sallën e Kuvendit.
“E kam pas thënë një shprehje: Ilir Meta i di vetë punët e veta. Ka dhënë një mesazh shumë të qartë se nuk është me Sali Berishën, atë e ka dhënë dhe kur ishte në koalicion me Ramën në 2013, në kohën kur drejtonte Kuvendin, jepte shumë tolerancë për Sali Berishën, aq sa i jepte shqetësim PS, e thoshte se e kam debulesë dhe e kam dobësi atë. Mesazhi qe jep ai politikisht është se nuk është me Sali Berishën dhe me Rithemelimin dhe është duke kalkuluar një lloj opozitarizmi sipas një situate, që edhe ai nuk e ka të qartë. Berisha mund t’i çojë mesazhe sa të duash, por ai nuk shkon”, u shpreh Zheji për “Abc News”.