MENU
klinika

"Burgosja është politike"

Luan Baçi: Pas 2025-ës, Berisha duhet të bëhet kryeministër

27.03.2024 - 17:59

Deputeti i PD-së, Luan Baçi thotë se kryeministër i vendit pas zgjedhjeve të 2025-ës, duhet të jetë Sali berisha.

Baçi tha se lista e kandidatëve për deputetë do të përcaktohet nga primaret brenda partisë, dhe jo nga Berisha apo Bardhi. Ai kërkoi nga 10 deputetët e grupit Basha të reflektojnë dhe t’i bashkohen PD-së së Rithemelimit sikurse bëri grupi Bardhi.

“I vetmi problem që shoh që duhet riparuar është që edhe ata deputet që vazhdojnë t’i bëjnë karshillëk PD-së dhe demokratëve, nuk kanë më kohë të presin, duhet të reflektojnë në mënyrë të menjëhershme që të vijnë te demokratët, edhe këta 10 deputetë. Asnjëherë s’jemi ndarë për fare. Edhe këta kolegë të tjerë deputetë, janë 10, duhet të reflektojnë dhe të vijnë te demokratët, sepse është e sigurt që s’kanë të ardhme atje ku janë, edhe pse Basha vazhdon t’i mashtrojë. E ka dhunti mashtrimin. Kryetari Berisha me ngritjen e strukturës së posaçme, me tre përfaqësues të opozitës, u propozua që një nga këto vende të ishte për deputetët ende të papërfaqësuar ende. Fakti që s’pranuan të jenë pjesë, tregon që kanë një mision tjetër nga demokratët, që të jenë opozitë brenda opozitës, që Rama të na i përdorë shpesh herë. Ky Parlament do të quhet normal, kur kryetari i opozitës të hyjë në Parlament. Të gjithë deputetët e opozitës duhet ta artikulojnë. Jemi bashkim në diversitet, por jo në atë që ne e kemi artikuluar, që burgosja e Sali Berishës është politike”, tha Baçi.

Deputeti tha se mendimi i tij personal është që Berisha duhet të jetë kryeministri i qeverisë së djathtë, ndërsa shtoi se lista e deputetëve përcaktohet nga anëtarësia.

“Një qeveri hije s’mund të dalë nga kryetari i partisë, apo struktura, qeveria përcaktohet nga vota e demokratëve. Berisha e ka thënë publikisht që kryeministri i qeverisë së djathtë do kalojë në votim, kush do jetë kryeministri. Berisha e ka të gjithë të drejtën që të garojë për kryeministër. Nëse do mendimin tim personal unë jam që kryeministër i ardhshëm i PD të jetë Sali Berisha. Në të gjitha këndvështrimet që e shoh, do jetë kryeministri më i mirë që ka opozita. Nuk ka një problem me SHBA-të, por me një shpallje non grata që është e kontestueshme”, tha Baçi për MCN.

U plagos me thikë gjatë sherrit ku u vra Martin Cani

Del nga spitali 14-vjeçari Luis Meçja

Katedralja 860-vjeçare përfshi nga flakët, 5 vite më parë

Rihapet ‘Notre Dame’ pas restaurimit!

Shënimi i 80 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë

Kryeministri Rama homazhe në Varrezat e Dëshmorëve