MENU
klinika

“Himara në krizë”

Minxhozi: Duhet të përfundojë fillimisht procesi për Fredi Belerin

27.03.2024 - 20:08

Analisti Skënder Minxhozi përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë për “Newsline” në ABC News, foli për situatën në të cilën ndodhet bashkia e Himarës, pasi dhe ish-kryetari në detyrë, Jorgo Goro ndodhet në burg.

Ai u shpreh se Himara ndodhet në krizë, dhe se zgjidhja do të ishte mbajtja e zgjedhjeve te reja në këtë bashki, ndërsa shtoi se do duhet të përfundojë fillimisht procesi ndaj Fredi Belerit.

“Rasti i Himarës tregon faktin  se ku flenë interesat e grekëve në radhën e zyrtarëve të politikës shqiptare. Kjo detyroi dhe Santos të ushte mjaft e ashpër për çështjen Beleri. Ndodhemi përballë një situatë ku dy minoritarë me peshë, njëri i zgjedhur dhe tjetri si kryetar i vjetër, të dy ndodhen parapa hekurave. Këtu krijohet një vakum ku zgjidhje do të ishte mbajtja e zgjedhjeve të reja për bashkinë e Himarës. Gara zgjedhore në këtë bashki ka krijuar krizë diplomatike edhe me Greqinë, ndaj sugjeroj se duhet të mbarojë procesi ligjor me Fredi Blerin. Kjo nëse ai do të shpallet i pafajshëm apo jo në shkallën e dytë”, tha ai.

U plagos me thikë gjatë sherrit ku u vra Martin Cani

Del nga spitali 14-vjeçari Luis Meçja

Katedralja 860-vjeçare përfshi nga flakët, 5 vite më parë

Rihapet ‘Notre Dame’ pas restaurimit!

Shënimi i 80 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë

Kryeministri Rama homazhe në Varrezat e Dëshmorëve