MENU
klinika

Shtimi i numrit të aksidenteve rrugore

Eksperti: Kamikazët në rrugë po na vrasin çdo ditë, t’u hiqen patentat

30.03.2024 - 13:38

Në shkurt aksidentet rrugore u rritën 22.7% në raport me të njëjtin muaj të 2023-it. Sipas INSTAT, gjatë muajit të dytë të vitit u regjistruan 108 ngjarje rrugore. Eksperti i sigurisë rrugore, Fatmir Hasho ngriti problematikën e ecjes me shpejtësi të lartë, ndërsa thotë se sjelljet e dhunshme në rrugë bëhen burim për aksidente.

“Sjellja e dhunshme na sjell vetëm aksidente dhe pasoja në humbjen e jetës. Gjendem në pozitat e parakalimit të një mjeti me 90 km në orë që është në korsinë e djathtë dhe pas meje vjen një mjet tjetër me shpejtësi. Kemi të bëjmë me një sjellje jo normale të drejtuesit që vjen mbrapa”, tha Hasho për “Report Tv”.

Hasho i bën thirrje Ministrisë së Brendshme dhe Drejtorisë së Policisë Rrugore për masa më të ashpra, duke thënë se duhen hequr lejet e drejtimit, pasi “kamikazët në rrugë po na vrasin çdo ditë”.

“Hiqni lejet e drejtimit, kemi në rrugë kamikazë që po na vrasin çdo ditë. Heqja e lejes së drejtimit të bën çeço, se s’do jesh në rrugë dhe do bëhesh njeri për të kuptuar përse nuk jam në rrugë. Ata që po rishikojnë ta marrin, nuk e marrin dot më”, u shpreh Hasho.

Hasho thekson se një problematikë tjetër është përdorimi i celularit në timon. Sa i takon aksidenteve të shkaktuara nga të rinjtë, ai thotë se kanë vetëbesim të tepruar si edhe janë më të ekspozuar ndaj përdorimit të tepruar të alkoolit.

“Kjo ka të bëjë me vetëbesim të tepruar që kemi në mjet. Harrojmë që ka një shpejtësi. Vetëbesimi i tepruar është shkaku kryesor, kjo lloj moshe ka pjesën e përdorimit tej normave të alkoolit”, përfundoi Hasho.

U plagos me thikë gjatë sherrit ku u vra Martin Cani

Del nga spitali 14-vjeçari Luis Meçja

Katedralja 860-vjeçare përfshi nga flakët, 5 vite më parë

Rihapet ‘Notre Dame’ pas restaurimit!

Shënimi i 80 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë

Kryeministri Rama homazhe në Varrezat e Dëshmorëve

Dyshimet se pas vrasjes fshihet një grup i strukturuar kriminal

Atentati mafioz ndaj djalit të ish-gjyqtarit, dosja i kalon SPAK!