MENU
klinika

"Tani u legalizove"

Ish-kreu i “Rithemelimit” në Cakran i bashkohet PS-së, Balla: Më mirë këtu, sesa poshtë ballkonit!

30.03.2024 - 13:38

Ish-kryetari i “Rithemelimit” në Cakran të Fierit, Arjan Hoxhaj është bashkuar me Partisë Socialiste.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtuesi politikë i Partisë Socialiste në qarkun e Fierit, Taulant Balla, gjatë një takimi të zhvilluar në kuadër të procesit të rienergjizimit të kësaj force politike në Cakran.

“Ky proces i rienergjizimi të Partisë Socialiste, na ka krijuar mundësi të përfshimë brenda vetes gra, burra, vajza e djem të të gjitha moshave, duke e çuar në një fazë të re PS. Pak ditë më parë, edhe vetë kryetari i PD të Cakranit u bë pjesë e një prej organizatave të PS. Ky është një mesazh, se Partia Socialiste i ka hapur dyert e veta. Sot i themi mirësardhjen 125 anëtarëve të ri të Cakranit”, tha Balla.

“Hajde Arjan, si vajti kjo punë. O këtu, o duhet të ishe poshtë ballkonit. Unë them më mirë këtu.Tani u legalizove dhe mirëserdhe në PS”, tha Balla, duke i lënë fjalën anëtarit më të ri të PS-së.

“Sot është ditë e veçantë për mua, pas 33 vitesh kthehem tek shtëpia ime. Kjo shtëpi quhet PS. Isha te shtëpia andej pa çati, pa tapi, vulë, pa dyer, vetëm katër fijet e murit. Ika nga një parti pa kokë, pa krye pa të ardhme. Kam vajtur dhjetë vetë në Tiranë dhe thirrja Rama ik, tani e  them me plotë gojë: Rama mos ik sepse ti po punon për Shqipërinë dhe shqiptarët”, tha Arjan Hoxhaj.

U plagos me thikë gjatë sherrit ku u vra Martin Cani

Del nga spitali 14-vjeçari Luis Meçja

Katedralja 860-vjeçare përfshi nga flakët, 5 vite më parë

Rihapet ‘Notre Dame’ pas restaurimit!

Shënimi i 80 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë

Kryeministri Rama homazhe në Varrezat e Dëshmorëve

Dyshimet se pas vrasjes fshihet një grup i strukturuar kriminal

Atentati mafioz ndaj djalit të ish-gjyqtarit, dosja i kalon SPAK!