01.04.2024 - 14:15
Në një intervistë ekskluzive për News24, ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se situata në Veri vijon të jetë e brishtë, pasi sipas tij, Beogradi ka një qasje jashtëzakonisht destruktive ndaj Kosovës.
Për ministrin Sveçla, Vuçiç dhe qeveria e tij kanë përdorur territorin e Kosovës për të shkaktuar tensione në të gjithë rajonin, por edhe më gjerë. Vendimin për dinarin, ministri Sveçla e quajti të drejtë dhe normal për një vend që aspiron të jetë pjesë e Bashkimit Evropian.
Intervista e plotë do të transmetohet mbrëmjen e sotme në orën 20:00.