Kreu i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani po bën bilancin e vitit 2023 në KLP.
Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Dumani është i shoqëruar nga dy zëvendësdrejtuesit e tij Adnand Xholi dhe Klodian Braja.
Kreu i SPAK, Altin Dumani tha se mbetet ende problematike përfshirja e policëve në krimin e organizuar, duke penguar punën për bashkëpunimin me policinë.
“Në raste të caktuara, sidomos ato të krimit të organizuar, nuk bashkëpunojmë dot me policinë sepse na rezulton se ka policë të përfshirë dhe është në nivele te larta”, tha Dumani.
Gjithashtu në raportimin vjetor, Dumani tha se janë sekuestruar 41 milion euro pasuri, dhe se janë nën hetim 18 zyrtarë të lartë.