Ai nënvizoi se SPAK gjithashtu ka vendosur kontakte të drejtpërdrejta dhe me shtete të Amerikës Latine të cilët do të rrisin ndjeshëm forcimin e bashkëpunimit në hetimin e veprave penale në kuadër të krimit të organizuar.
Kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani deklaroi sot se SPAK ka luajtur një rol të rëndësishëm për nxjerrjen e Shqipërisë nga lista gri e FATF në dhjetor të vitit 2023.
Ai nënvizoi se SPAK gjithashtu ka vendosur kontakte të drejtpërdrejta dhe me shtete të Amerikës Latine të cilët do të rrisin ndjeshëm forcimin e bashkëpunimit në hetimin e veprave penale në kuadër të krimit të organizuar. Ky është një mesazh i qartë për ‘bosët’ shqiptarë të kokainës që operojnë në Kolumbi dhe Bolivi.
Në seancën dëgjimore sot në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Dumani tha se, “një nga arsye të këtij vendimi shumë pozitiv ka të bëjë me punën e SPAK, dhe citoj pjesë nga raporti, ‘me rritjen e numrit dhe përmirësimit të sofistikimit të konfiskimeve të pastrimit të parave’”.
Dumani u shpreh se, SPAK ka arritur të krijojë një besueshmëri me institucionet partnere në nivel rajonal dhe më gjerë.
“Tashmë, përfaqësuesit e DEA dhe të FBI janë atashuar pranë zyrave të SPAK për të koordinuar dhe asistuar më mirë hetimin dhe bashkëpunimin midis agjencive ligjzbatuese”, theksoi Dumani.