10.04.2024 - 11:03
Një 30-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke në Symi.
Mëngjesin e djeshëm ai ka hyrë në një kafene të ishullit Symi dhe ka tentuar të përdhunojë një 32-vjeçare, e cila ishte pronare e lokalit.
Vajza ka mundur të lajmërojë policinë, e cila ka ardhur në vendngjarje.
Shqiptari bëri rezistencë ndaj efektivëve dhe sipas mediave greke i ka sulmuar.
Më pas 30-vjeçari është vënë në pranga.