MENU
klinika

E mahnitshme!

Artisti që kthen pjesët e makinerive bujqësore në kafshë

31.12.2018 - 14:10

Me prejardhje nga shteti South Dakota, John Lopez është një artist amerikan i rritur në një fermë i cili transformon pjesët e makinerive bujqësore në skulptura të kafshëve të ndryshme.

Ai e ka filluar karrierën duke gdhendur në materialet prej bronzi, ndërsa tani është i specializuar në krijimin e punimeve prej hekuri.

Ariu, bizoni, bualli, kuaj, e shumë kafshë të tjera janë bërë pjesë e punimeve të tij. Artisti realizon skulptura të kafshëve me përmasa origjinale duke përdorur pjesët e braktisura të makinerive bujqësore.

 

Ferma e tij është 40 kilometra larg qytetit më të afërt, kështu që artisti i ripunon këto pjesë nga metali që gjen përreth fermës.

Ai po ashtu furnizohet me pjesë të ndryshme prej metali edhe nga miqtë e tij për të krijuar vazhdimisht skulptura të reja.

Për më tepër shikoni fotografitë që përfaqësojnë skulpturat e Lopezit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN