MENU
klinika

"U rrëmbyen nga Serbia"

Eksperti zbardh prapaskenat: Policët e Kosovës u keqtrajtuan

19.04.2024 - 10:08

Eksperti i Sigurisë, Bedri Elezi, është shprehur se efektivët e Policisë të ndaluar nga Serbia kanë keqtrajtuar dhe lënë pa ushqim e medikamente shëndetësore.

Komentet Elezi i bëri në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, ku tha se policët nuk u ndaluan, por u rrëmbyen nga autoritetet serbe.

Ai tha gjithashtu se kishte dyshime se zëvendës drejtori i Policisë dhe policët e tjerë të ndaluar, mund të jenë lënduar me armë biologjike që i përdorin shërbimet sekrete serbe, të cilat e japin më vonë efektin në shëndetin e tyre.

“Edhe ky rast ishte një rrëmbim i qytetarëve të Kosovës dhe zyrtarëve policorë dhe zyrtarëve shtetërorë, të cilët për shkak të një intervenimi të jashtëzakonshëm të SHBA-ve, janë liruar, por janë keqtrajtuar fizikisht dhe psikikisht, madje duke i privuar edhe nga e drejta e të ushqyerit apo e medikamenteve apo ilaçeve.

Ky lloj rrëmbimi është tregues i qartë se çfarë është e gatshme Serbia të bëjë. Ne kemi frikë edhe për jetën e të marrëve peng, sepse ne e dimë që shërbimet sekrete serbe përdorin mjete dhe armë biologjike. Dhe ne dyshojmë se zv.drejtori i Policisë së Kosovës dhe zyrtarët e tjerë mund të jenë lënduar me armë biologjike, që mund të japin efekte të mëvonshme.

Është rrëmbim, sepse e ka norma kur duhet të ndalohet një person. Janë 15 minuta kur një person ndalohet deri në 6 orë kur gjenden parregullsi në dokumentacionin e tyre. Rastet kanë qenë të ndaluar nga 15-20 orë”, tha Elezi.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!