MENU
klinika

Bojkotimi i votimeve në veri të Kosovës

SHBA shpreh keqardhje për dështimin e procesit nga Lista Serbe

22.04.2024 - 12:25

Ambasada amerikane në Kosovë, ka shprehur keqardhje të dielën për vendimin e Listës Serbe dhe figurave tjera politike serbe në Kosovë, që nuk kanë marrë pjesë në procesin e votimit për largimin ose jo të kryetarëve shqiptarë nga katër komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe.

Sipas Ambasadës, përmes pjesëmarrjes në votim, serbët kanë mundur të “avancojnë në demokraci efektive dhe përfaqësuese”.

“Pjesëmarrja demokratike ndihmon që udhëheqësit të jenë përfaqësues të popullatave, të cilave u shërbejnë. Votimi është e drejtë kyçe në shoqëritë demokratike”.

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka bërë të ditur se procesi ka dështuar pasi në këtë proces kanë votuar 253 prej 46.556 qytetarëve që kanë pasur të drejtë vote.

Për të qenë i suksesshëm procesi, do të duhej të votonin 50 për qind plus 1 votues.

Kjo nënkupton se kryetarët aktualë do t’i vazhdojnë mandatet e tyre.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Interesim minimal i qytetarëve për të marrë pjesë në procesin e votimit

Shkarkimi i kryetarëve në veri të Kosovës/ Vota me “pikatore”!

Serbët bojkotuan referendumin për largimin e kryetarëve shqiptarë

Kosova bën përgjegjës Beogradin për dështimin e votimeve në veri


Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë